Shoqata Ana e Malit pati nderin dhe kënaqësinë që së bashku me shoqatën Ulqini dhe Kraja, të organizojnë një manifestim për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsin.

Shoqata Ana e Malit pati nderin dhe kënaqësinë që së bashku me shoqatën Ulqini dhe Kraja, të organizojnë një manifestim për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsin. Në këtë ditë të rëndësishme për gratë tona, ne jemi krenarë të nderojmë të gjitha sakrificat dhe punët e tyre të palodhshme që bëjnë çdo ditë […]
April 26, 2023

Shoqata Ana e Malit pati nderin dhe kënaqësinë që së bashku me shoqatën Ulqini dhe Kraja, të organizojnë një manifestim për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsin. Në këtë ditë të rëndësishme për gratë tona, ne jemi krenarë të nderojmë të gjitha sakrificat dhe punët e tyre të palodhshme që bëjnë çdo ditë në edukumin e familjeve tona.

Këtë mbrëmje të mrekullueshme e zbukuroi edhe më shumë performanca e jashtëzakonshme e fëmijëve tanë nga grupi Barbana i shkollës shqipe Mëso Shqip.

Gjithashtu, përfitojmë rastin të falenderojmë këngëtarët e mrekullueshëm Shpresa Gojani, Valdet Luka, dhe Ilir Gjeçbritaj për performancën e tyre si dhe të gjithë sponsorët që ndihmuan në organizimin e kësaj mbrëmje siç janë: Avanti Salon, Balkan Fresh Food, Cafe Latte, Di Nostro Salon, Fashion by Gina, Glowtoxnyc, La Strada Restaurant, Makeup by Starlight Glamm, Painting/ Artwork by Cano Duli, Salon Illusion, Salon Valbona, Trattoria Oliveto, Wedding Party Accessories.

Related Posts

International Womens Day

International Womens Day

We invite you to celebrate the remarkable achievements and contributions of women in every corner of the globe on March 9,2024. From leaders and activists to mothers and daughters, your passion, resilience, and dedication continue to shape a more inclusive world for...

Ju falenderoi nga zemra te gjithve

Ju falenderoi nga zemra te gjithve

Miq dhe mikesha te f.b.Ju falenderoi nga zemra te gjithve Ju per fjalet e juaja te zemres,respektit dhe mirenjohjes per veprimtarin time “Gjyse shekullore”.Fjalet dhe konstatimet e Juaja te sinqerta me emocionojn dhe eshte shperblimi ma i vlefshem per mu.Sikur te ja...

Shoqata shtron iftar për bashkëvendasit

Shoqata shtron iftar për bashkëvendasit

Të nderuar bashkëvendas, Dëshirojmë që t’ju njoftojmë që Shoqata Ana e Malit, të mërkurën me datë 12 Prill 2023, shtroi një iftar për komunitetin tonë, si dhe mysafirët tanë të ndryshëm. Së pari, dëshirojmë të falënderojmë mysafirët tanë nga Shoqatat Kraja, Ulqini,...