Shoqata shtron iftar për bashkëvendasit

Të nderuar bashkëvendas, Dëshirojmë që t’ju njoftojmë që Shoqata Ana e Malit, të mërkurën me datë 12 Prill 2023, shtroi një iftar për komunitetin tonë, si dhe mysafirët tanë të ndryshëm. Së pari, dëshirojmë të falënderojmë mysafirët tanë nga Shoqatat Kraja, Ulqini, Trojet Tona, Rozafa, z.Mark Gjonaj, si dhe mjeku ynë i njohur dr. Bari […]
April 25, 2023

Të nderuar bashkëvendas,

Dëshirojmë që t’ju njoftojmë që Shoqata Ana e Malit, të mërkurën me datë 12 Prill 2023, shtroi një iftar për komunitetin tonë, si dhe mysafirët tanë të ndryshëm.

Së pari, dëshirojmë të falënderojmë mysafirët tanë nga Shoqatat Kraja, Ulqini, Trojet Tona, Rozafa, z.Mark Gjonaj, si dhe mjeku ynë i njohur dr. Bari Ceka.

Pasi shtruam Iftar për njerëzit tonë, nuk kishte si të mungonte Imami ynë i respektuar, z. Edin Gjoni, i cili na bëri të krenohemi me ligjeratat e tij të nivelit të lartë. Krenohemi me Edinin, që e kemi pjesë tonën dhe gjithmonë na përgjigjet pozitivisht.

Nuk mund ti falënderojmë të gjithë emër për emër, por u përulemi të gjithëve Nga Ana e Malit, Kraja, Ulqini e Shkodra , të cilët na mundësuan të kalojmë një mbrëmje te mrekullueshme.

Gjithsesi, kjo mbrëmje nuk do të ishte e mundur pa donatorët tanë, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të kontribojnë.

Le të na shërbej kjo mbrëmje për ta lidhur komunitetin tonë sa me afër me njëri-tjetrin, sepse jemi shumë pak për të qendruar të ndarë. Edhe njëherë u falënderojmë nga zemra dhe mirë u takofshim në ngjarje dhe organizime të radhës.

Ju faleminderit!

Kryesia e Shoqatës Ana e Malit, Kryetari z. Albert Salaj

Related Posts

Shoqata Ana e Malit me rastin e festës së pavarsisë

Shoqata Ana e Malit me rastin e festës së pavarsisë

Shoqata Ana e Malit pati nderin dhe kënaqësinë që të bashkojë komunitetin dhe të festojmë të gjithë së bashku festën tonë kombëtare, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje e veçantë shërbeu si një moment krenarie dhe uniteti, duke na lidhur me trashëgiminë tonë...

Faleminderojmë të gjithë bashkatdhetarët.

Faleminderojmë të gjithë bashkatdhetarët.

Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” së bashku me Shoqatën atdhetare “Ana e Malit” në ShBA kanë qënë për të shtatin vit me radhë adresa e bashkëvandasve tanë në Amerikë përmes së cilave ata kanë gjetur mundësinë të ndihmojnë familjet në nevojë në...

Ftesë për Takim

Ftesë për Takim

Të nderuar anëtarë të komunitetit Ana Malas, Ju ftojmë në Takimin Vjetor të Komunitetit për të festuar përfundimin e suksesshëm të projektit tonë të fundit dhe për të diskutuar planet për të ardhmen e komunitetit. Detajet e Ngjarjes: Data: 9 Shkurt 2025 Ora: 11:00 AM...

International Womens Day

International Womens Day

We invite you to celebrate the remarkable achievements and contributions of women in every corner of the globe on March 9,2024. From leaders and activists to mothers and daughters, your passion, resilience, and dedication continue to shape a more inclusive world for...