Shoqata Ana e Malit organizon ndihmë financiare për bashkëvendasit me rastin e korona-virusit

April 6, 2020

Teksa e gjithë bota ndodhet në një gjendje jo të zakonshme për shkak të koronavirusit, COVID -19 e natyrshme është që të shqetësohemi dhe rrisim kujdesin ndaj njëri tjetrit në familje, shoqëri e komunitet. Pandemia nuk ka kursyer as vendlindjen tonë dhe të shumta janë ato familje që përveç të shqetësuar nga virusi mbi supe po ju rëndon edhe varfëria duke ju shtuar hallin të cilin si komunitet kemi mundësi t’a zbusim. Shoqata Ana e Malit tashmë ka filluar aksionin për të ndihmuar financiarisht familjet me vështirësi financiare në vendlindje. Varësisht nga përkrahja juaj varet numri i familjeve që do ndihmohen dhe shuma që do ju dorëzohet. Për arsye të korrektësisë pas dorëzimit të mjeteve do publikojmë edhe listën e familjeve që janë ndihmuar. Jeni të ftuar të gjithë ti bashkangjiteni aksionit sipas mundësisë tuaj! Askush nuk është varfëruar duke ndihmuar andaj t’a ndihmojmë njëri tjetrin, duke ndihmuar ato familje që në këtë kohë pandemie po luftojnë edhe varfërinë ekstreme ndihmojmë vetveten! 

Related Posts

Shoqata Ana e Malit me rastin e festës së pavarsisë

Shoqata Ana e Malit me rastin e festës së pavarsisë

Shoqata Ana e Malit pati nderin dhe kënaqësinë që të bashkojë komunitetin dhe të festojmë të gjithë së bashku festën tonë kombëtare, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje e veçantë shërbeu si një moment krenarie dhe uniteti, duke na lidhur me trashëgiminë tonë...

Faleminderojmë të gjithë bashkatdhetarët.

Faleminderojmë të gjithë bashkatdhetarët.

Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” së bashku me Shoqatën atdhetare “Ana e Malit” në ShBA kanë qënë për të shtatin vit me radhë adresa e bashkëvandasve tanë në Amerikë përmes së cilave ata kanë gjetur mundësinë të ndihmojnë familjet në nevojë në...

Ftesë për Takim

Ftesë për Takim

Të nderuar anëtarë të komunitetit Ana Malas, Ju ftojmë në Takimin Vjetor të Komunitetit për të festuar përfundimin e suksesshëm të projektit tonë të fundit dhe për të diskutuar planet për të ardhmen e komunitetit. Detajet e Ngjarjes: Data: 9 Shkurt 2025 Ora: 11:00 AM...

International Womens Day

International Womens Day

We invite you to celebrate the remarkable achievements and contributions of women in every corner of the globe on March 9,2024. From leaders and activists to mothers and daughters, your passion, resilience, and dedication continue to shape a more inclusive world for...