Një turne vjetor golfi për të ndihmuar bashkatdhetarët në Anën e Malit

Nga Ruben AvxhiuShoqata Ana e Malit në SHBA ka nisur një traditë të përvitshme mbledhje fondesh për bamirësi, me anë të një turneu golfi, muajin e kaluar, në Connecticut.Shuma e mbledhur, përtej shpenzimeve, është gati 25,000 dollarë sipas një deklarate për shtyp dërguar gazetës “Illyria”, nga presidentja e shoqatës, Emmie Salaj.Turnetë e golfit dikur një […]
February 28, 2020

Nga Ruben Avxhiu
Shoqata Ana e Malit në SHBA ka nisur një traditë të përvitshme mbledhje fondesh për bamirësi, me anë të një turneu golfi, muajin e kaluar, në Connecticut.
Shuma e mbledhur, përtej shpenzimeve, është gati 25,000 dollarë sipas një deklarate për shtyp dërguar gazetës “Illyria”, nga presidentja e shoqatës, Emmie Salaj.
Turnetë e golfit dikur një realitet i pakapshëm për shumicën e shqiptaro-amerikanëve po përdoren gjithnjë e më tepër tashmë për të ndihmuar kauza të ndryshme. Edhe Shoqata Ana e Malit ka ndërmend që fondin e mbledhur ta përdorë për programet e saj, të natyrës arsimore dhe kulturore, në krahinën me të njëjtin emër në Malin e Zi.
Turneu u mbajt në “Burning Tree Country Club”, në Greenwich, ku po mbahen rregullisht tashmë edhe turneu vjetor i Bank Street me president veprimtarin dhe bamirësin e njohur Richard Lukaj.
“Një nga synimet kryesore të organizatës sonë është që të forcojë marrëdhëniet e saj me komunitetin shqiptar në përgjithësi dhe njerëzit me origjinë nga Ana e Malit në veçanti si dhe t’u japim zemër që të përfshihen në çfarëdo projekti e veprimtarie që orgnizon shoqata”, tha Emmie Salaj, Presidente e Shoqatës.
Shoqata e ka shtrirë veprimtarinë e saj në New York, New Jersey, Connecticut etj.
“Është e rëndësishme të ushqejmë kuptimin dhe vlerësimin e trashëgimisë sonë kulturore duke u bashkuar e duke mbështetur nisma si për shembull ato që lidhen me edukimin”, tha Salaj.
Shoqata Ana e Malit e ka caktuar qysh tani shtatorin 2017 për turneun e dytë të këtij lloji. Për këdo që është i interesuar, më shumë infomacion mund të gjendet e faqen e internetit: http://anaemalit.com.

Related Posts

Shoqata Ana e Malit me rastin e festës së pavarsisë

Shoqata Ana e Malit me rastin e festës së pavarsisë

Shoqata Ana e Malit pati nderin dhe kënaqësinë që të bashkojë komunitetin dhe të festojmë të gjithë së bashku festën tonë kombëtare, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje e veçantë shërbeu si një moment krenarie dhe uniteti, duke na lidhur me trashëgiminë tonë...

Faleminderojmë të gjithë bashkatdhetarët.

Faleminderojmë të gjithë bashkatdhetarët.

Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” së bashku me Shoqatën atdhetare “Ana e Malit” në ShBA kanë qënë për të shtatin vit me radhë adresa e bashkëvandasve tanë në Amerikë përmes së cilave ata kanë gjetur mundësinë të ndihmojnë familjet në nevojë në...

Ftesë për Takim

Ftesë për Takim

Të nderuar anëtarë të komunitetit Ana Malas, Ju ftojmë në Takimin Vjetor të Komunitetit për të festuar përfundimin e suksesshëm të projektit tonë të fundit dhe për të diskutuar planet për të ardhmen e komunitetit. Detajet e Ngjarjes: Data: 9 Shkurt 2025 Ora: 11:00 AM...

International Womens Day

International Womens Day

We invite you to celebrate the remarkable achievements and contributions of women in every corner of the globe on March 9,2024. From leaders and activists to mothers and daughters, your passion, resilience, and dedication continue to shape a more inclusive world for...