Me Maraton, për atdhe e komb

Këtë 28 Nëntor do të zhvillohet edicioni i pestë i Maratonës së Pavarësisë, Ulqin – Shkodër.Si filloj ky aktivietet i garës së vrapimit i cili tashmë po bëhet tradicional ? Bashkatdhetari Esat Aloshi i cili jeton disa dekada në Nju Jork, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 2012, kishte një ide […]
February 28, 2020

Këtë 28 Nëntor do të zhvillohet edicioni i pestë i Maratonës së Pavarësisë, Ulqin – Shkodër.
Si filloj ky aktivietet i garës së vrapimit i cili tashmë po bëhet tradicional ?

Bashkatdhetari Esat Aloshi i cili jeton disa dekada në Nju Jork, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 2012, kishte një ide të veçantë për mënyrën e festimit të këtij përvjetori jubilar. Kjo ide ishte realizimi i një maratoni në mes dy qyteteve shqiptare të cilët kanë shumëçka të përbashkët, por që padrejtësisht u ndan, më shumë se një shekull më parë, kurse gjatë periudhës komuniste prej më se katër dekada, ishin dy qytete krejtësisht të izoluara. Pra, bëhet fjalë për Ulqinin, i cili gjindet sot nën administrimin e Malit të Zi, dhe Shkodrës i cili gjindet brenda kufijëve administrativ të Republikës së Shqipërisë. Andaj edhe simbolika e kësaj maratone ka për qëllim që të zbehë vijën e kufirit shqiptaro-shqiptar në mes këtyre dy qyteteve, të cilët jo vetëm që i takojnë një kombi e që kanë një histori dhe kulturë të përbashkët, por njëkohësisht banorët e tyre kanë edhe lidhje familjare .

Një ndër të parët i cili e ka përkrahur idenë e z. Aloshi ishte bashkëvendasi i tij, i cili gjithashtu jeton dhe vepron në Nju Jork, z. Mustafë ‘Mike’ (Majk) Bërkani, i cili tashmë konsiderohet si partner i z. Aloshi dhe në çdo maraton ata marrin pjesë dhe garojnë së bashku.
Janë të rralla aktivitetet kombëtare që organizohen në Nju Jork me rrethe ku z.Aloshi bashkë me z. Bërkani nuk marrin pjesë, si p.sh Parada Shqiptare, Pikniku tradicional i organizuar nga shoqatat shqiptare në diasporë, protesta të ndryshme që organizohen para OKB-së apo gjetiu për mbrojtjen e të drejtave të bashkombasve tanë në atdhe dhe vendlindje.
Në këto aktivitete, vërehet posaçërisht presenca e z. Aloshi i cili çdo herë paraqitet me bluzat e tij të zakonshme që përmbajnë figurat e Gjergj Kastriotit-Skenderbeut, Ismail Qemalit,Nënë Terezës etj.
Z. Aloshi , i cili edhe dy muaj i mbush 65 vjet, aktivisht merret me sportin e vrapimit,çka ka ndikuar dhe gjithënjë ndikon në vitalitetin e tij. Tash katër vite me radhë ai vrapon distancën rrugore prej 42 kilometrave ,Ulqin-Shkodër. Ai e ka në plan që të vrapojë edhe këtë 28 Nëntor, bashkë me z. Bërkani i cili është 51 vjeçar. Ata shpresojnë që edhe shumë të tjerë entuziast të sportit vrapues, do t’ju bashkangjiten atyre edicionit të pestë të Maratonës së Pavarësisë.

Përveç maratonës Ulqin -Shkodër ( dhe anasjelltas, Shkodër-Ulqin) që organizohet për çdo 28 Nëntor, z. Aloshi dhe z. Bërkani vazhdimisht marrin pjesë edhe në disa maratone të tjera, si brenda SHBA-ve, ashtu edhe në nivele ndërkombëtare dhe çdo herë paraqitja e tyre në këto gara është me flamurin shqiptar dhe simbolet e tjera kombëtare .
Në Prill të këtij viti, ata muarën pjesë në Maratonën e Milanos në Itali , kurse vetëm gjatë muajit Tetor të këtij viti, ata ishin pjesëmarrës në gjysëm maratonën që u mbajt në Çikago, gjysëm maratonën në Yankers dhe në Staten Island ( Nju Jork).E gjithë këtë e realizojnë me shpenzimet e veta,megjithëse herë pas here kanë përkrahjen e ndonjë sponzori.
Sa i përket Maratonës së Pavarësisë që organizohet nga viti 2012 z. Aloshi dhe z. Bërkani kanë pasur mbështetjen zyrtare të Komunës së Ulqinit, Bashkisë së Shkodrës, Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, kurse në Nju Jork edhe mbështetjen e Shoqatës Shqiptaro-Amerikane ” Ana e Malit” e cila dy vite më parë iu nda atyre mirënjohje për aktivitetin në fjalë.
Maratona e Pavarësisë Ulqin – Shkodër,fillimisht ishte iniciativë personale,
por tashmë arriti të ketë karakter kombëtar dhe planet e qëllimet e ardhshme të nismëtarëve të saj, janë që një ditë të shëndrrohet në maratonë me përmasa ndërkombëtare.

Z. Aloshi dhe z. Bërkani me organizimin e aktivitetit sportiv- Maratona e Pavarësisë së Shqipërisë, në mes dy qyteteve shqiptare( të pestin me radhë), dhe me pjesëmarrjen në maratonat në vendet e tjera me flamurin kuq e zi duke demonstruar krenarinë tonë kombëtare, dëshmojnë se edhe përmes sportit të vrapimit mund të afirmohen vlerat tona atdhetare.
Xheladin Zeneli
31 Tetor 2016
Nju Jork

( Fotografitë e bashkangjitura janë marrë nga faqet në FB të z. Esat Aloshi dhe z. Mike Bërkani)

Related Posts

Shoqata Ana e Malit me rastin e festës së pavarsisë

Shoqata Ana e Malit me rastin e festës së pavarsisë

Shoqata Ana e Malit pati nderin dhe kënaqësinë që të bashkojë komunitetin dhe të festojmë të gjithë së bashku festën tonë kombëtare, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje e veçantë shërbeu si një moment krenarie dhe uniteti, duke na lidhur me trashëgiminë tonë...

Faleminderojmë të gjithë bashkatdhetarët.

Faleminderojmë të gjithë bashkatdhetarët.

Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” së bashku me Shoqatën atdhetare “Ana e Malit” në ShBA kanë qënë për të shtatin vit me radhë adresa e bashkëvandasve tanë në Amerikë përmes së cilave ata kanë gjetur mundësinë të ndihmojnë familjet në nevojë në...

Ftesë për Takim

Ftesë për Takim

Të nderuar anëtarë të komunitetit Ana Malas, Ju ftojmë në Takimin Vjetor të Komunitetit për të festuar përfundimin e suksesshëm të projektit tonë të fundit dhe për të diskutuar planet për të ardhmen e komunitetit. Detajet e Ngjarjes: Data: 9 Shkurt 2025 Ora: 11:00 AM...

International Womens Day

International Womens Day

We invite you to celebrate the remarkable achievements and contributions of women in every corner of the globe on March 9,2024. From leaders and activists to mothers and daughters, your passion, resilience, and dedication continue to shape a more inclusive world for...