Me shumë krenari dhe emocione! Grupi ynë i kërcimit, “Barbana,” nga shkolla Mëso Shqip mori pjesë me sukses dhe dinjitet në festivalin e 7-të vjetor të shkollave shqipe, organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane Struga. Grupi ynë solli në skenë energjinë dhe bukurinë e kulturës shqiptare për të gjithë pjesëmarrësit dhe publikun.
Një falënderim i veçantë shkon për mësuesit tanë të përkushtuar që bënë të mundur këtë performancë të mrekullueshme! Falenderojmë veçanërisht koreografin tonë Sebi Tinaj për talentin dhe udhëheqjen e tij të jashtëzakonshme, mësuesin e këngës Ilsi Ademi për përgatitjen vokale, si dhe mësueset e gjuhës shqipe Merita Gjoka dhe Arlinda Sukaliqi për përkushtimin e tyre në përgatitjen e nxënësve për recitimin e poezive të ndryshme.
Përveç grupit të valleve “Barbana,” që mahniti me performancat e tyre fantastike, nxënësit e Mëso Shqip recituan pjesë të ndryshme letrare, duke shfaqur talentin dhe dashurinë e tyre për kulturën dhe gjuhën tonë të bukur.
Faleminderit për mbështetjen tuaj! Me padurim presim t’ju sjellim edhe më shumë momente të bukura si këto!







