Gruaja që bëri histori në Shoqatën “Ana e Malit” në Nju Jork, Emmie Salaj zgjedhet kryetare

“Çdo grua që kupton problemet e familjes do të jetë shumë më afër për të kuptuar dhe problemet që ka vendi.” Margaret Thatcher.” Nga Keze Kozeta Zylo Shoqata shqiptare amerikane “Ana e Malit” në Staten Island, New York mbajti kuvendin e saj dhe bëri zgjedhjet për kryetar të ri dhe kryesinë me mandat për vitin […]
Emie Salaj
February 28, 2020

“Çdo grua që kupton problemet e familjes do të jetë shumë më afër për të kuptuar dhe problemet që ka vendi.” Margaret Thatcher.”

Nga Keze Kozeta Zylo

Shoqata shqiptare amerikane “Ana e Malit” në Staten Island, New York mbajti kuvendin e saj dhe bëri zgjedhjet për kryetar të ri dhe kryesinë me mandat për vitin 2016-2019.

Në mjediset e këndshme të lokalit “Brook Catering Hall” me pronar z.Shaban Seferi Anamalasit u mblodhën së bashku për të marrë pjesë në kuvendin e tyre të radhës.
Kuvendi këtë radhë nuk ishte vetëm një mbledhje pune, por ishte tejet i rëndësishëm, sepse do të bëheshin zgjedhjet për drejtuesit e ardhshëm të shoqatës me mandat tre vjeçar. Ajo që binte në sy në këtë Kuvend ishte se mjaft gra zonja të shoqatës kishin shprehur vullnetin për t’iu bashkuar punëve të shoqates dhe kryesisë. Në këtë shoqatë janë gra dhe vajza të reja që kanë marrë edukimin e duhur dhe janë integruar plot kulturë në botën amerikane, kështuqë pjesëmarrja e tyre ishte krejtësisht një domosdoshmëri do të shprehej ish kryetari i shoqatës “Ana e Malit” z.Ismet Kurti si dhe gjithë Anamalasit që morën pjesë në këtë ditë të shënuar të tyre.

Kuvendin e ka hapur z.Zija Kraja një aktivist i dalluar i cili iu ka shprehur të gjithëve mirëseardhjen dhe iu ka uruar bashkëkombasve punë të mbarë në Kuvend.
Kuvendi drejtohej nga presidiumi i përbërë nga këta anëtarë: Ismet Kurti, Xheladin Zeneli, Nail Llolla dhe Bilal Demiri.

Z.Zija Kraja ka ftuar në podium z.Xheladin Zeneli ish deputet në Kuvendin e Malit të Zi dhe njëherazi n/kryetar i shoqatës.

Z.Zeneli ka sjellë para gjithë pjesëmarrësve aktivitetet e shumta të shoqatës dhe punën e palodhur që ka kryer kryesia e shoqatës. Ai ndërmjet të tjerash tha:
Shoqata mban takimin e radhës me komunitetin e vet, më 8 Shkurt 2015 në
lokalin ” Brook Catering Hall” në Staten Island.
Shoqata merr pjesë në Mbrëmjen Festive të organizuar nga Anëtari i
Asamblesë së NY, z. Mark Gjonaj me rastin e 7-vjetorit të Pavarësisë së
Kosovës, më 21 Shkurt 2015 në Maestro’ Catering, në Bronx;
Pjesëmarrje me rastin e përkujtimit të rënies së Vëllezërve Bytyçi me 7 Mars
në Yonkers. Organizimi i 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, më 8 Mars në restorantin Vanderbilt, në Staten Island. Pjesëmarrje përkrahjeje në mbrëmjen fondmbledhëse të Shkollës Shqipe në Maestro’s, në Bronx (NY), më 21 Mars 2015.

Related Posts

Shoqata Ana e Malit me rastin e festës së pavarsisë

Shoqata Ana e Malit me rastin e festës së pavarsisë

Shoqata Ana e Malit pati nderin dhe kënaqësinë që të bashkojë komunitetin dhe të festojmë të gjithë së bashku festën tonë kombëtare, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje e veçantë shërbeu si një moment krenarie dhe uniteti, duke na lidhur me trashëgiminë tonë...

Faleminderojmë të gjithë bashkatdhetarët.

Faleminderojmë të gjithë bashkatdhetarët.

Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” së bashku me Shoqatën atdhetare “Ana e Malit” në ShBA kanë qënë për të shtatin vit me radhë adresa e bashkëvandasve tanë në Amerikë përmes së cilave ata kanë gjetur mundësinë të ndihmojnë familjet në nevojë në...

Ftesë për Takim

Ftesë për Takim

Të nderuar anëtarë të komunitetit Ana Malas, Ju ftojmë në Takimin Vjetor të Komunitetit për të festuar përfundimin e suksesshëm të projektit tonë të fundit dhe për të diskutuar planet për të ardhmen e komunitetit. Detajet e Ngjarjes: Data: 9 Shkurt 2025 Ora: 11:00 AM...

International Womens Day

International Womens Day

We invite you to celebrate the remarkable achievements and contributions of women in every corner of the globe on March 9,2024. From leaders and activists to mothers and daughters, your passion, resilience, and dedication continue to shape a more inclusive world for...