Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” së bashku me Shoqatën atdhetare “Ana e Malit” në ShBA kanë qënë për të shtatin vit me radhë adresa e bashkëvandasve tanë në Amerikë përmes së cilave ata kanë gjetur mundësinë të ndihmojnë familjet në nevojë në vendlindje në vlerë të 30.000 dollarëve, kështu thuhet në një kumtesë të Fondacionit “Trojet Tona” të puiblikuar në rrjetin social, transmeton Ulqini Online .
Ky gjest humanitar është simbolikë e fortë që mërgimtarët tanë i kanë të thella rrënjët me vendlindjen dhe se koha e largësitë nuk mund ta zbejnë dashurinë dhe nevojën për njeriun e trojeve të të parëve.
E bukura e historisë është që brezat vijojnë komunikimin dhe afërsinë edhe tej peshës së kohës. Kështu, familja Kurmemaj është shembulli më i mirë, kontributi i tyre në vlerë 8.000 dollarë e kalon efektin monetar kur kuptojmë se lidhjet e çiftit në fjalë rrinë mbi lidhjet e kohës; Ahmeti emigrant prej moshës 4 vjeçare, kurse Dina lindë e rritur në ShBA por me një empati dhe emocion të thellë për bazën gjenetike.
Falenderojme nga zemra te gjithe donatoret qe moren pjese (lista do te behet publike ne ditet ne vijim), përfundon kumtesa e Fondacionit “Trojet Tona”.
