Shoqata Ana e Malit pati nderin dhe kënaqësinë që të bashkojë komunitetin dhe të festojmë të gjithë së bashku festën tonë kombëtare, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje e veçantë shërbeu si një moment krenarie dhe uniteti, duke na lidhur me trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe vlerat tona kombëtare.
Një falënderim i sinqertë shkon për të gjithë të pranishmit që morën pjesë dhe e bënë këtë mbrëmje kaq të veçantë. Mbështetja dhe energjia juaj krijuan një atmosferë të paharrueshme për të gjithë.
Mirënjohje e veçantë shkon për këngëtarët e talentuar: Valdet Luka, Vjollca dhe Gjovani, Ilir Gjegjbritaj, Ilsi Ademi, Sead Asllani, dhe Hejdi Mehmeti, të cilët me zërat e tyre të mrekullueshëm i dhanë jetë kësaj feste dhe e mbushën mbrëmjen me muzikë emocionuese.
Falënderojmë gjithashtu grupin e vallëzimit Barbana dhe koreografin e tyre të talentuar Sebi Tinaj, që sollën në skenë një shfaqje mahnitëse të traditave tona dhe një pasqyrë të bukur të kulturës shqiptare.
Një falënderim i veçantë për fotografin e mbrëmjes, Ajet Zagen, që me talentin dhe profesionalizmin e tij kapi momentet më të bukura, duke i bërë ato të paharrueshme për ne të gjithë.
Mbi të gjitha, falënderime të veçanta për organizatorët dhe vullnetarët e Shoqatës Ana e Malit, të cilët me punën e tyre të palodhur dhe përkushtimin e jashtëzakonshëm mundësuan realizimin e kësaj ngjarjeje të mrekullueshme.
Kjo mbrëmje nuk ishte vetëm një festë, por një dëshmi e forcës së komunitetit tonë dhe dashurisë për atdheun. Faleminderit që ishit pjesë e kësaj nate të paharrueshme!











