Faleminderojmë të gjithë bashkatdhetarët.

Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” së bashku me Shoqatën atdhetare “Ana e Malit” në ShBA kanë qënë për të shtatin vit me radhë adresa e bashkëvandasve tanë në Amerikë përmes së cilave ata kanë gjetur mundësinë të ndihmojnë familjet në nevojë në vendlindje në vlerë të 30.000 dollarëve, kështu thuhet në një kumtesë të Fondacionit […]
February 5, 2025

Fondi Humanitar Shqiptaro-Amerikan “Trojet Tona” së bashku me Shoqatën atdhetare “Ana e Malit” në ShBA kanë qënë për të shtatin vit me radhë adresa e bashkëvandasve tanë në Amerikë përmes së cilave ata kanë gjetur mundësinë të ndihmojnë familjet në nevojë në vendlindje në vlerë të 30.000 dollarëve, kështu thuhet në një kumtesë të Fondacionit “Trojet Tona” të puiblikuar në rrjetin social, transmeton Ulqini Online .

Ky gjest humanitar është simbolikë e fortë që mërgimtarët tanë i kanë të thella rrënjët me vendlindjen dhe se koha e largësitë nuk mund ta zbejnë dashurinë dhe nevojën për njeriun e trojeve të të parëve.

E bukura e historisë është që brezat vijojnë komunikimin dhe afërsinë edhe tej peshës së kohës. Kështu, familja Kurmemaj është shembulli më i mirë, kontributi i tyre në vlerë 8.000 dollarë e kalon efektin monetar kur kuptojmë se lidhjet e çiftit në fjalë rrinë mbi lidhjet e kohës; Ahmeti emigrant prej moshës 4 vjeçare, kurse Dina lindë e rritur në ShBA por me një empati dhe emocion të thellë për bazën gjenetike.

Falenderojme nga zemra te gjithe donatoret qe moren pjese (lista do te behet publike ne ditet ne vijim), përfundon kumtesa e Fondacionit “Trojet Tona”.

Related Posts

Shoqata Ana e Malit me rastin e festës së pavarsisë

Shoqata Ana e Malit me rastin e festës së pavarsisë

Shoqata Ana e Malit pati nderin dhe kënaqësinë që të bashkojë komunitetin dhe të festojmë të gjithë së bashku festën tonë kombëtare, Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë. Kjo ngjarje e veçantë shërbeu si një moment krenarie dhe uniteti, duke na lidhur me trashëgiminë tonë...

Ftesë për Takim

Ftesë për Takim

Të nderuar anëtarë të komunitetit Ana Malas, Ju ftojmë në Takimin Vjetor të Komunitetit për të festuar përfundimin e suksesshëm të projektit tonë të fundit dhe për të diskutuar planet për të ardhmen e komunitetit. Detajet e Ngjarjes: Data: 9 Shkurt 2025 Ora: 11:00 AM...

International Womens Day

International Womens Day

We invite you to celebrate the remarkable achievements and contributions of women in every corner of the globe on March 9,2024. From leaders and activists to mothers and daughters, your passion, resilience, and dedication continue to shape a more inclusive world for...