Të nderuar bashkëvendas,
Dëshirojmë që t’ju njoftojmë që Shoqata Ana e Malit, të mërkurën me datë 12 Prill 2023, shtroi një iftar për komunitetin tonë, si dhe mysafirët tanë të ndryshëm.
Së pari, dëshirojmë të falënderojmë mysafirët tanë nga Shoqatat Kraja, Ulqini, Trojet Tona, Rozafa, z.Mark Gjonaj, si dhe mjeku ynë i njohur dr. Bari Ceka.
Pasi shtruam Iftar për njerëzit tonë, nuk kishte si të mungonte Imami ynë i respektuar, z. Edin Gjoni, i cili na bëri të krenohemi me ligjeratat e tij të nivelit të lartë. Krenohemi me Edinin, që e kemi pjesë tonën dhe gjithmonë na përgjigjet pozitivisht.
Nuk mund ti falënderojmë të gjithë emër për emër, por u përulemi të gjithëve Nga Ana e Malit, Kraja, Ulqini e Shkodra , të cilët na mundësuan të kalojmë një mbrëmje te mrekullueshme.
Gjithsesi, kjo mbrëmje nuk do të ishte e mundur pa donatorët tanë, të cilët janë gjithmonë të gatshëm të kontribojnë.
Le të na shërbej kjo mbrëmje për ta lidhur komunitetin tonë sa me afër me njëri-tjetrin, sepse jemi shumë pak për të qendruar të ndarë. Edhe njëherë u falënderojmë nga zemra dhe mirë u takofshim në ngjarje dhe organizime të radhës.
Ju faleminderit!
Kryesia e Shoqatës Ana e Malit, Kryetari z. Albert Salaj