Shoqatës “Ana e Malit “ në N.Y.                       I drejtohem me një falënderim të sinqertë !

Të nderuar ! U njoftoj se ditë më parë doli nga shtypi libri im i titulluar:“ Dasma në Anë të Malit-Ritet dhe ceremoniali i saj “. Libri në fjalë trajton tema nga fusha e etnografisë që ka të bëjnë me shqiptarët në Malin e Zi, përkatësisht në zonën e Anës së Malit.  Struktura e këtij materiali […]
Esat Mehmeti
April 20, 2023

Të nderuar !

U njoftoj se ditë më parë doli nga shtypi libri im i titulluar:“ Dasma në Anë të Malit-Ritet dhe ceremoniali i saj “. Libri në fjalë trajton tema nga fusha e etnografisë që ka të bëjnë me shqiptarët në Malin e Zi, përkatësisht në zonën e Anës së Malit. 

Struktura e këtij materiali në vete përmban disa nga ritet dhe zakonet e dasmës në Anë të Malit. Ritet dhe ceremoniali i dasmës, si këngët, vallet, veshjet dhe lojërat popullore që e shoqërojnë, janë padyshim një pasuri kombëtare. Të gjitha këto krijojnë një mozaik shpirtëror që u përcoll brez pas brezi dhe ruajtur deri në ditët tona, duke u kultivuar si vlera.

Mendoj se kemi të bëjmë me një material interesant dhe i pa trajtuar në këtë formë, ku autori ofron të dhëna me interes për këtë krahinë të veçantë etnografike e cila dallohet me identitetin e vet kombëtar.

Në këtë përmbledhje jam munduar t’i pasqyroj disa nga ritet dhe zakonet në ceremonialin e dasmës në Anë të Malit, duke ofruar të dhëna të pa publikuar deri më tani, të ilustruar me foto dhe gërshetuar me këngë. Andaj, mendoj se paraqet kontribut të veçantë  në fushën e etnografisë shqiptare.

 Për gjithë këtë falënderoj anamalasit tanë bujarë, të cilët me dinjitet ruajtën  dhe trashëguan gjithë këto vlera, këtë thesar të çmuar që gjithherë na bën të ndjehemi  krenarë.

Një falënderim i veçantë shkon në adresë të Shoqatës “ Ana e Malit “në N. Y. Them këtë së pa ndihmën Tuaj, do ta kisha  shumë të vështirë botimin e këtij libri.

Përzemërsisht u falënderoj të gjithëve, e në veçanti nismëtarët që me kuptuan dhe vlerësuan.

 Faleminderit shumë. 

U jam mirënjohës.

Ju vë në dijeni se përurimin e librit e planifikoj në gjysmën e muajit maj të këtij viti.

Por, duke respektuar konsideratën Tuaj, me shtynë që të gjitha librat e mia do t’i shpërndaj falas për dashamirët e fjalës së shkruar.

Respekt për gjithë Ju, për Shoqatën “Ana e Malit”. 

U përgëzoj për punën , angazhimin dhe qasjen që jeni duke bërë  në avancimin  e vlerave kombëtare. Ju lumtë !

Suksese. 

Përshëndetje të sinqerta

 Esat  Mehmeti, Ana e Malit, prill, 2023

Related Posts

International Womens Day

International Womens Day

We invite you to celebrate the remarkable achievements and contributions of women in every corner of the globe on March 9,2024. From leaders and activists to mothers and daughters, your passion, resilience, and dedication continue to shape a more inclusive world for...

Shoqata Ana e Malit pati nderin dhe kënaqësinë që së bashku me shoqatën Ulqini dhe Kraja, të organizojnë një manifestim për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsin.

Shoqata Ana e Malit pati nderin dhe kënaqësinë që së bashku me shoqatën Ulqini dhe Kraja, të organizojnë një manifestim për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsin.

Shoqata Ana e Malit pati nderin dhe kënaqësinë që së bashku me shoqatën Ulqini dhe Kraja, të organizojnë një manifestim për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, 8 Marsin. Në këtë ditë të rëndësishme për gratë tona, ne jemi krenarë të nderojmë të gjitha sakrificat dhe...

Ju falenderoi nga zemra te gjithve

Ju falenderoi nga zemra te gjithve

Miq dhe mikesha te f.b.Ju falenderoi nga zemra te gjithve Ju per fjalet e juaja te zemres,respektit dhe mirenjohjes per veprimtarin time “Gjyse shekullore”.Fjalet dhe konstatimet e Juaja te sinqerta me emocionojn dhe eshte shperblimi ma i vlefshem per mu.Sikur te ja...