Shoqata “ Ana e Malit “ u themelu me 26 Janar 1997 në Neë York dhe mban emrin e trevës autoktone shqiptare e cila gjindet në territorin e Komunës së Ulqinit (nën administrimin e Malit të Zi), dhe ka për qëllim kryesor ruajtjen e traditave dhe identitetit shqiptar në diasporë si dhe angazhimin e saj në organizimin e aktiviteteve të ndryshme me karakter kombëtar në komunitetin e vet. Për një kohë të caktuar, në fillim, Shoqata funksionoi në kuadër të Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amarikan.
Një vit pas themelimit të Shoqatës, kur filloi agresioni ushtarak ndaj Kosovës ,përkatësisht në fillim të muajit Mars 1998, e gjithë aktiviteti dhe veprimtaria e Shoqatës “ Ana e Malit” ishte e përqendruar në mbledhjen e ndihmave financiare në përkrahje të vëllezërve dhe motrave tona të cilët po përjetonin sulmet barbare dhe terrorin e forcave të Serbisë si dhe ndihma financiare për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Që nga Marsi i vitit 1998 deri në Janar të vitit 1999 Shoqata “Ana e Malit” me aktivistët e saj, organizuan pesë aksione fond-mbledhëse për Kosovën:
1.Sulmi në Drenicë dhe rënia heroike e Familjes Jashari në fillim të muajit Mars 1998 mobilizoi gjithë komunitetin shqiptar me ç’rast Shoqata ” Ana e Malit” , falë solidaritetit dhe bujarisë së pjesëtarëve të komunitetit të vet, për një kohë të shkurtër mblodhi $55.000.00 dollarë të cilat u dorëzuan Fondit të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Degës së LDK-së në Bronx, si ndihma financiare për Drenicën.Ky aksion u realizu në at mënyrë që u zgjodh komisioni përkatës i mbledhjeve të ndihmave i cili në përbërjen e vet kishte nga një antarë përfaqësues të fshatrave apo vendbanimeve prej nga kanë ardhur bashkatdhetarët në Anë të Malit dhe kjo metodë u tregua shumë efikase;
2.Shoqata “ Ana e Malit” në bashkëpunim me Shoqatën Atdhetare ” Kraja” dhe me komunitetin e bashkatdhetarëve nga Ulqini organizuan aksionin e përbashkët për grumbullimin e ndihmave financiare për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës në lokalin “Micali Terrace”,në Brooklyn (NY), me 27 Qershor 1998, me ç’rast brenda dosa orëvë u mblodhën $27,540.00 dollarë;
3. Prej Nëntorit 1998 e deri në Janar të vitit 1999,u realizu aksioni i tretë,me ç’rast aktivistët e Shoqatës dhe të komunitetit anamalas,sipas sistemit të përfaqësimit të vendbanimeve, mblodhën edhe $12,000.00 dollarë të tjerë, me dedikim për UÇK-në ;
4.Me 10 Janar 1999 është organizuar aksioni i katërt me moton “ Atdheu në Rrezik-Vendlindja Thërret “, poashtu në “Micali Terrace”, në Brooklyn (NY), me ç’rast u mblodhën $18,840.00 dollarë. Të gjithë mjetet financiare që janë mbledhur me dedikim për UÇK-në, janë dorëzuar Fondit “Vendlindja Thëret”,me seli në Bronx (NY);
5.Një aksion tjetër për mbledhjen e ndihmave financiare për UÇK-në, është zhvilluar gjatë fundit të vitit 1998 dhe fillimit të vitit 1999 me ç’rast janë mbledhur rreth $50,000.00 dollarë për Fondin “Vendlindja Thëret” në Bronx, kryesisht në komunitetin shqiptar në Staten Island. Për këto kontribute të mbledhura ka meritë kryesore anëtari i kryesisë së atëhershme të Shoqatës” Ana e Malit”, z.Osman Kallaba;
Ndërkohë, mbi $14,550.00 dollarë të tjerë janë dorëzuar poashtu Fondit ” Vendlindja Thërret” në mënyrë drejtëpërdrejtë nga disa anëtarë të Shoqatës dhe nga pjesëtarët e komunitetit të Anës së Malit. Shuma dhe numri i atyre që kanë kontribuar drejtëpërsëdrejti në Fondin “Vendlindja Thërret”, ka mundësi të jetë edhe më e madhe.
Duhet të përmendet fakti se disa pjesëtarë të komunitetit anamalas kanë kontribuar edhe përmes institucioneve fetare, për emrat e të cilëve Shoqata “Ana e Malit” nuk ka evidentim.
Pas përfundimit të luftës ,Shoqata “ Ana e Malit ndihmoi me shumën prej
$1,000.00 ish ushtarin e Batalionit “ Atlantiku” i cili humbi njërën këmbë gjatë luftës në Kosovë, kurse në vitin 2002, me shumën prej $2,000.00 ndihmoi Familjen Bytyçi, për sjelljen e eshtrave në SHBA ,të tre bijëve të tyre të cilët dhanë jetën dhe rënë dëshmorë për Kosovën,pra vëllezërit Ylli, Mehmet dhe Agron.
Pra, gjatë kësaj periudhe shuma e kontributeve për Kosovën arrin gjithësejt afër $200.000 dollarë. Me këtë rast duhet theksuar fakti se në at kohë komuniteti i Anës së Malit ishte një komunitet relativisht i vogël në krahasim me komunitetet e tjera shqiptare në Neë York me rrethe.
Shoqata “Ana e Malit”, përmes përfaqësuesve të vet ishte prezent me rastin e ceromonisë së betimit dhe nisjes historike për në frontin e luftës të Batalionit “Atlantiku”, që u mbajt para hotelit “Royal Regency” në Yankers (NY), me 11 Prill 1999. Në mesin e atyre vajzave dhe djemëve të guximshëm shqiptar të Amerikës ishte edhe Faik ‘Frank’ Mehmedi, i cili ( për nga nana),është me prejardhje nga Ana e Malit.
Pas kthimit nga lufta në Kosovë, në Festën e Përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ,në Nëntor 1999, z. Mehmedi i jepet mirënjohje e veçantë ,për guxim dhe sakrificë,nga Shoqata “Ana e Malit”.
Angazhimi i Shoqatës “Ana e Malit “ dhe i mbarë komunitetit të saj ,në përkrahjen financiare dhe morale për Kosovën gjatë viteve 1998/1999 ,por edhe pas përfundimit të luftës,nuk ishte gjë tjetër vetëm një përmbushje e obligimit dhe detyrës, që e ndjen secili shqiptar ndaj kombit dhe atdheut të vet. Jemi krenar për faktin që Shoqata “ Ana e Malit”, me seli në Neë York,si pjesë e Diasporës Shqiptare në SHBA, ka dhënë kontributin e vet historik për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.
Xheladin Zeneli
ish kryetar i Shoqatës “ Ana e Malit “ në Neë York