Nga Ruben Avxhiu
Shoqata Ana e Malit në SHBA ka nisur një traditë të përvitshme mbledhje fondesh për bamirësi, me anë të një turneu golfi, muajin e kaluar, në Connecticut.
Shuma e mbledhur, përtej shpenzimeve, është gati 25,000 dollarë sipas një deklarate për shtyp dërguar gazetës “Illyria”, nga presidentja e shoqatës, Emmie Salaj.
Turnetë e golfit dikur një realitet i pakapshëm për shumicën e shqiptaro-amerikanëve po përdoren gjithnjë e më tepër tashmë për të ndihmuar kauza të ndryshme. Edhe Shoqata Ana e Malit ka ndërmend që fondin e mbledhur ta përdorë për programet e saj, të natyrës arsimore dhe kulturore, në krahinën me të njëjtin emër në Malin e Zi.
Turneu u mbajt në “Burning Tree Country Club”, në Greenwich, ku po mbahen rregullisht tashmë edhe turneu vjetor i Bank Street me president veprimtarin dhe bamirësin e njohur Richard Lukaj.
“Një nga synimet kryesore të organizatës sonë është që të forcojë marrëdhëniet e saj me komunitetin shqiptar në përgjithësi dhe njerëzit me origjinë nga Ana e Malit në veçanti si dhe t’u japim zemër që të përfshihen në çfarëdo projekti e veprimtarie që orgnizon shoqata”, tha Emmie Salaj, Presidente e Shoqatës.
Shoqata e ka shtrirë veprimtarinë e saj në New York, New Jersey, Connecticut etj.
“Është e rëndësishme të ushqejmë kuptimin dhe vlerësimin e trashëgimisë sonë kulturore duke u bashkuar e duke mbështetur nisma si për shembull ato që lidhen me edukimin”, tha Salaj.
Shoqata Ana e Malit e ka caktuar qysh tani shtatorin 2017 për turneun e dytë të këtij lloji. Për këdo që është i interesuar, më shumë infomacion mund të gjendet e faqen e internetit: http://anaemalit.com.
International Womens Day
We invite you to celebrate the remarkable achievements and contributions of women in every corner of the globe on March 9,2024. From leaders and activists to mothers and daughters, your passion, resilience, and dedication continue to shape a more inclusive world for...